Trump lëshon “bombën” e radhës: Obama ka përgjuar telefonat e shtëpisë sime
Presidenti Donald Trump ka lëshuar akuzën e radhës, kësaj radhe në drejtim të paraardhësit, Barack Obama.

Trump ka akuzuar ish-presidentin se ka përgjuar telefonin e tij një muaj para se ai të zgjidhej president.

Ashtu si përherë, republikani shkroi në llogarinë e tij në Twitter: “E tmerrshme! Sapo mora vesh që Obama ka përgjuar telefonët e mi në Trump Tower, pak përpara fitores. Nuk u gjet asgjë.”

Presidenti vijoi më tej duke shkruar se një gjykatë kishte refuzuar më parë një kërkesë përgjimi.

Sidoqoftë, Trump nuk jep detaje lidhur me pretendimin apo me gjykatën të cilës ai i referohet. /albeu.com/

Shtuar më 04/03/2017, ora 16:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori