EMRAT/ Aksident i rëndë në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, dy viktima dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë me dy viktima dhe një të plagosur ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”.

Aksidenti ka ndodhur saktësish në vendin e quajtur “Vau i Shkjeze”, Rrubik.

Policia bën me dije së shkak i këtij aksidenti është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga një 35-vjeçar dhe është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit Marius Çeça, 31 vjeç, dhe Denis Gjeta, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit, Marsel Busho, 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Mirditë / Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Shtetasi M.B. duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com