Trump kërkon dorëheqjen e 46 prokurorëve të emëruar nga Obama
Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump kërkoi dje dorëheqjen e menjëhershme të 46 prokurorëve federale të mbetur që kur ishin emëruar nga administrate e ish-presidentit Obama.

Është gjë normale për një administratë të re që të kërkojë dorëheqjen e të emëruarve politikë.

Megjithatë, natyra e prerë e kërkesës dhe numri i njerëzve që u është kërkuar dorëheqja është shumë i pazakontë.

Sarah Isgur Flores, një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë tha se dorëheqjet, që duhet të paraqiteshin deri në fund të ditës së djeshme, ishin kërkuar për “të siguruar një tranzicion të njëtrajtshëm”.

Ajo tha se “deri kur të konfirmohen prokurorët e rinj, prokurorët e shërbimit civil do të vazhdojnë punën e hetimeve, ndjekjeve penale dhe frenimit të kriminelëve më të dhunshëm”.

Po ditën e djeshme, Presidenti Trump nuk pranoi dorëheqjet e dy prokurorëve: Dana Boente, Prokurore e Përgjithshme në detyrë dhe Prokurorit të përgjithshëm të shtetit të Merilendit, Rod Rosenstein që është caktuar të zëvendësojë Boente. /albeu.com/

Shtuar më 11/03/2017, ora 19:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori