Presidenti amerikan, Donald
Trump kërkon që të heqë nga armët
amerikane të gjitha materialet dhe pjesët që vijnë nga jashtë
Kjo pasi konstatoi një nivel shumë të lartë varësie të industrisë
amerikane të
mbrojtjes ndaj nënkontraktorëve të huaj,
kryesisht kinezë.
Sipas një raporti të Shtëpisë së Bardhë që pritet të publikohet sot, Pentagoni duhet të investojë më shumë në disa industri
amerikane të prodhimit, për të eliminuar rrezikun që përfaqëson një varësi e tillë për sigurinë kombëtare
amerikane.
Ky raport, i kërkuar para një viti nga presidenti amerikan, pranon se zinxhiri i prodhimit të industrisë
amerikane të
mbrojtjes është shumë i globalizuar por
Trump është fokusuar
kryesisht tek Kina, të cilën e kritikon për praktika tregtare “agresive”.
Shtuar më 05/10/2018,
ora 22:59