E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Trump "imërzitet" se e pyesin për Obamës, ndërpret intervistën (VIDEO)
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka ndërprerë intervistën në CBS me fjalën 'mjaft', pas disa pyetjeve që i janë bërë për ish-Presidentin Obama.

Trump tha se Obama ishte 'president shumë i mirë', por që refuzoi të përgjigjet më tej për akuzat që i kishte bërë për përgjim.

"Merre si të duash", iu përgjigj Trump gazetarit.

"Ju nuk keni nevojë të më pyesni mua. Unë kam mendimin tim, ju tuajin", tha Trump.

"Por unë dua të di mendimin tuaj pasi jeni president i Amerikës", u përgjigj gazetari.

"Mjafton. Faleminderit shumë", tha Trump dhe më pas u largua. /albeu.com/

Shtuar më 02/05/2017, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori