"Trump i papërshtatshëm për poste publike"
"Donald Trump është një goditje e fortë revoltuese dhe i papërshtatshëm për poste publike", ka deklaruar sot unanimisht Dhoma e Lartë e parlamentit të NeW South Wales të Australisë.

Senatori i Partisë së Gjelbërt, Jeremy Buckingham, dënoi ashpër komentet "antifeministe" dhe "të urryeshme" të Trump për gratë dhe minoritetet.

"Është diçka e madhe që të gjitha palët e politikës australiane, nga konservatorët te liberalët, pajtohen me faktin se Donald Trump është një goditje e fortë revoltuese dhe plotësisht i paaftë për një post publik", ka shtuar Buckingham gjatë një deklarate për media. /albeu.com/




Shtuar më 13/10/2016, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori