"Trump i pagoi 130.000 dollarë avokatit të Stormy Daniels për heshtjen"
Një anëtar i skuadrës ligjore të Donald Trump duket se kundërshton presidentin amerikan lidhur me të ashtuquajturën "pagesa 130 mijë dollarëshe për heshtje" aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels, shkruan BBC.

Ish kryebashkiaku i New Yorkut Rudy Giuliani thotë se "Trump rimbursoi ish avokatin e tij Michael Cohen, i cili pagoi Stormit shumën gjatë fushatës elektorale të 2016s.

Presidenti amerikan ka thënë më parë se nuk ka dijeni rreth pagesës, por së fundmi pranoi se një marrëveshje ishte "goditur".
Daniels, nga ana e saj insiston se pagesa i është bërë për t'i "mbyllur gojën" rreth marrëdhënies me Trump.

"Ata bënë pagesën përmes një firme ligjore dhe së fundmi presidenti pagoi faturën", thotë avokati Giuliani, i cili është bashkuar së fundmi me skuaadrën ligjoreTrump.

Ai shtoi se pagesa është bërë gjatë disa muajve.
Giuliani shtoi se "transaksioni ishte i ligjshëm dhe nuk përfaqësonte një kontribut fushate, sepse nuk ishin "para' fushate".
Shtuar më 03/05/2018, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori