Trump i martuar ftoi ish-Miss Hungarinë në dhomën e tij të hotelit (FOTO LAJM)

Ish-Miss Hungaria, Kata Sarka, ka pohuar se Donald Trump e ftoi atë në dhomën e tij të hotelit pas konkursit të bukurisë “Miss Universe 2013” të zhvilluar në Moskë, megjithëse në atë kohë ai ishte i martuar.

Modelja 30 vjeçare tha se Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve iu afrua së bashku me bodygardët e tij në festën ne mbajtur në kryeqytetin rus, raporton Perez Hilton.

“Ai më kapi dorën dhe më afroi drejt vetes. Më pas më pyeti kush je dhe pse je këtu? Unë mbeta aq e habitur sa që thashë vetëm: Hungari,” shprehet Sarka për programin Kasza Taxi.

“Më vonë më dha kartën e tij të biznesit me numrin privat dhe më tregoi hotelin ku po qëndronte e dhomën e tij. Meqë ra fjala e kam ende atë kartë biznesi,” vazhdon ajo, informon Ora News.

Trump kishte 8 vite i martuar me Melaninë kur ndodhi takimi me bukuroshen hungareze. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2017, ora 21:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori