“Modric është si babai im, ai është gjithmonë aty dhe ndihmon shumë”

Rodrigo foli ngrohtësisht për Luka Modric pas ndeshjes Real Madrid-Chelsea.

Në minutën e 80-të të lojës, braziliani shënoi pas një pasimi të mesfushorit 36-vjeçar. Ky top i lejoi Real Madridit të kalonte lojën në kohën shtesë.

“Ky është goli më i rëndësishëm i karrierës sime deri më tani. Siç bëjmë shaka gjithmonë, Modric është si babai im. Ai më ndihmon shumë. Kur kam nevojë për diçka, ai është gjithmonë aty. Ne flasim shumë.

Jam shumë i lumtur që luaj përkrah tij, është një nder i madh”, tha mesfushori 21-vjeçar.


Shtuar 13.04.2022 16:15