Trump i kërcënoi me luftë, SHBA akuzon Iranin për sulmin ndaj tankerave të naftës
Dy tankera
nafte janë sulmuar sot në Gjirin e Omanit duke shkaktuar zjarr të madh dhe dëme në njërin prej tyre.
Disa orë më pas, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo akuzoi drejtpërdrejt
Iranin për këto
sulme duke thënë se nisur nga resurset që duheshin si edhe vendi ku ka ndodhur sulmi, vetëm Irani dhe grupet e lidhura me të mund ta organizonin një ngjarje të tillë, përcjell Albeu.com.
Më parë,
Trump kishte kërcënuar se do ta sulmonin
Iranin nëse bënte
sulme të tjerë ndaj tankerave të naftës. Vetëm dy javë më parë, kur edhe
Trump bëri këtë deklaratë, katër tankera
nafte u sulmuan në të njëjtën zonë duke shkaktuar shqetësim në botë për linjat e furnizimit me naftë. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2019,
ora 21:13