Trump: Hillari do na çojë në Luftën e Tretë Botërore
Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump,gjatë një intervistë ekskluzive për "Reuters", ka kritikuar politikën e Hillary Clinton, duke cilësuar se ajo do të sjellë Luftën e Tretë Botërore

"Politika që Hillari Klinton kërkon të vazhdojë në Siri do të na dërgojë në Luftën e Tretë Botërore. Heqja e Asadit nga pushteti është dytësore përballë luftës kundër ISIS-it", ka theksuar Trump.

"Nëse do të kishim mbrapa një parti republikane të bashkuar nuk mund t'i humbasim këto zgjedhje", vazhdon Trump duke kritikuar liderët e partisë së tij.

Nga ana tjetër, Klinton ka marrë një tjetër mbështetje nga Obama, i cili nuk kërkoi vetëm fitoren e kandidates demokrate por kërkoi gjithashtu që ajo të mbysë elektoralisht Trump për t'i treguar atij dhe mbështetësve të tij se SHBA-ja nuk i do idetë e kadidatit republikan./albeu.com/





Shtuar më 26/10/2016, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori