“Trump gabon nëse i beson Putin tiranit”
Ish-kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 2008, ka paralajmëruar presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, që të mos i besojë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

"Teksa ka nisur tranzicioni presidencial në SHBA, Putin ka thënë në ditët e fundit se ai dëshiron t'i përmirësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara", ka thënë McCain nëpërmjet një komunikate.

"Ne duhet t'iu besojmë këtyre deklaratave po aq sa deklaratave të tjera të bëra nga ish-agjenti i KGB'së, i cili e ka zhytur vendin e tij në tirani, ka vrarë kundërshtarët e tij politikë, ka pushtuar fqinjët e tij, ka kërcënuar aleatët e Amerikës, dhe është munduar t'i manipulojë zgjedhjet e Amerikës", është shprehur senatori nga Arizona, shkruan Business Insider.

Putin është rreshtuar përkrah presidentit sirian, Bashar al-Assad, "në një luftë barbare kundër popullit sirian", ka kujtuar McCain.

"Përpjekja e fundit e administratës Obama për 'rifillim' të marrëdhënieve me Rusinë ka kulmuar me pushtimin e Ukrainës nga Putin, dhe me ndërhyrje ushtarake në Lindjen e Mesme", ka shtuar më tej ai.

Figura e lartë demokrate ka paralajmëruar se "çmimi i një 'rifillimi' tjetër do të ishte, më së paku, marrje e bashkëfajësisë në masakrimin që Putin dhe Assad po i bëjnë popullit sirian.

Sipas tij, "ky është një çmim i papranueshëm për një komb të madh.

Amerika ka qenë në kulmin e madhështisë kur ka qëndruar në anën e luftëtarëve të tiranisë".

Amerika duhet të qëndrojë përsëri në këtë anë, ka porositur McCain presidentin e zgjedhur amerikan. /albeu.com/

Shtuar më 16/11/2016, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori