Trump frikëson njerëzit me deklaratën për Korenë e Veriut
Pëlqej
Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur me Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson se po “humb kohë” duke u përpjekur të negociojë me udhëheqësin e koreano-verior.

“Mos i shpërdoro energjitë Rex, do të bëjmë atë që duhet bërë!” shkruante zoti Trump të dielën në Tëitter, duke iu referuar udhëheqësit koreano-verior, si “Burri i Vogël i Raketave”, shkruan “voa”.

Të shtunën, Departmenti amerikan i Shtetit tha se Koreja e Veriut nuk ka shfaqur asnjë interes për bisedime lidhur me programet e veta bërthamore dhe të raketave, pasi zoti Tillerson e pranoi se Shtetet e Bashkuara kanë komunikuar direkt me Phenianin.
Shtuar më 01/10/2017, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori