Joe Biden betohet sot si Presidenti i 46-të i ShBA-ve
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden do të betohet sot në mesditë me kohën lokale.

Biden do të betohet si presidenti i 46-të i SHBA-së në ceremoninë e 59-të të inaugurimit, dhe ndryshe nga ceremonitë e mëparshme, fjalimet tradicionale, shfaqjet dhe ish-presidentët do të shfaqen para një auditori të vogël, fizikisht të largët me maska mbrojtëse dhe në një qytet të mbyllur për shkak të pandemisë, si dhe për shkak të kërcënimeve të sigurisë.

Skena e inaugurimit është larg çdo spektatori. Një prani masive e policisë përfshin 25,000 anëtarë të Gardës Kombëtare.

Inaugurimi do te behet pas shume diskutimesh mbi rezultatin e zgjedhjeve, pasi Donald Trump pretendonte se ato ishin te manipuluara.
Shtuar më 20/01/2021, ora 08:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori