Trump emëron gjeneralin McMaster si Këshilltar të Sigurisë Kombëtare
Presidenti Donald Trump ka emëruar Gjeneralin e ushtrisë H.R McMaster si këshilltarin e ri të sigurisë kombëtare.

Presidenti e quajti McMaster “një njeri me talent dhe eksperiencë të jashtëzakonshme”.

54-vjecari McMaster ka mbaruar Akademinë Ushtarake Ëest Point dhe zëvenddëson ish-këshilltarin Michael Flynn, i cili dha dorëheqjen pasi kishte dhënë informata të pavërteta për një bisedë që kishte zhvilluar me ambasadorin rus para se të fillonte mandatin administrata e re.

Dje presidenti Trump intervistoi katër kandidatë për këtë post, Gjeneralin McMaster, këshilltarin Keith Kellogg, gjeneral në pension; John Bolton, ish-ambasador i SHBA në OKB si dhe Gjeneralin Robert Caslen. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2017, ora 22:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori