Trump emëron gjeneralin e ri të ushtrisë amerikane
Presidenti Amerikan Donald Trump, të shtunën e ka zgjedhur si ditë për të emëruar shefin e ri të Forcave të Armatosura të ShteteveBashkuara (SHBA).

Ai është një gjeneral Mark Milley me 4 yje, me përvoja nga misionet në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), Irak dhe Afganistan. Një njeri në nivelet më të larta të edukimit amerikan, si në aspektin e akademik ashtu edhe përvojës ushtarake, që vjen nga radhët e republikanëve.

I lindur në Winchester, Massachusetts, Mark Milley ndoqi shkollën Hill Belmont. Ai ka një diplomë Bachelor të Arteve në Shkencat Politike nga Universiteti Princeton, diplomë Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga Universiteti i Kolumbias dhe një tjetër Master në Artë në fushën e sigurisë kombëtare dhe studimeve strategjike nga Kolegji Luftës Detare i ShteteveBashkuara (SHBA). Ai është gjithashtu i diplomuar i Qendrës MIT për Studime Ndërkombëtare Seminari XXI Programi i Studimeve të Sigurisë Kombëtare.


Shtuar më 09/12/2018, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori