Trump do të apelojë vendimin për ndalimin e udhëtimit në SHBA
Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur të apelojë një vendim të një gjykatësi federal që bllokoi urdhrin e rishikuar për ndalimin e udhëtimit për persona nga gjashtë vende me shumicë myslimane.

Departamenti i Drejtësisë tha të premten se do ta apelonte vendimin e gjykatësit Theodore Chuang të shtetit të Merilendit në Gjykatën e Apelit të Qarkut të Katërt në Virxhinia.

Kjo lëvizje vjen dy ditë pasi gjykata federale në Merilend dhe një tjetër gjykatë në Hawai bllokuan pjesë të urdhrit të Presidentit, me arsyetimin se ishte diskriminues ndaj myslimanëve. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2017, ora 22:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori