"Trump do e shndërrojë Amerikën në shtet autoritar"
Senatori Bernie Sanders, ka thënë se Donald Trump është një iluzionist dhe se mund ta shndërrojë Amerikën në një shtet autoritar.

Duke folur për "CNN", Sanders ka thënë se kurrë nuk i ka sulmuar njerëzit për shkak se pikëpamjet e tyre dallojnë nga të tijat, por ai e përshkroi Trumpin si "plotësisht hipokrit" dhe "gënjeshtar i sëmurë", që i ka futur të gjithë në një epokë të re.

"E përdor termin 'iluzionist' për Trumpin kur ai kishte thënë se 3 deri 5 milionë njerëz kishin votuar në zgjedhjet presidenciale.. ky është besim i rremë," ka thënë Sanders.

"Askush në botë nuk e beson këtë. Nuk ka asnjë dëshmi për ta vërtetuar atë. Por, Trump e bën këtë deklaratë. Prandaj, mendoj se fjala 'iluzionist', ka thënë senatori. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2017, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori