Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas motoçikletën, humb jetën 63-vjeçari

Një aksident i rëndë ka mbodhur mbasditen e sotme në Lezhë. Burime bëjnë me dije se një automjet i drejtuar nga një i mitur është përplasur me një motoccikletë, dhe për pasojë ka humbur jetën një 63-vjeçari Frrok Lika.

Aksidenti  ka ndodhur në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.

I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 11.05.2023 16:11