“Donim që të ishte mbi palët”, Alibeaj tregon pse nuk propozuan asnjë kandidat

Kreu u Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj sqaroi për herë të parë për mediat pas djegies edhe të raundit të tretë, pse opozita nuk propozoi asnjë emër si kandidat për president.

Alibeaj gjatë fjalës së tij akuzoi mazhorancën për prishje të marrëveshjes, ndërsa shtoi se opozita ishte e vetme që mori pjesë në 3 raundet e para.

Ai theksoi se opozita donte një president mbi palët dhe që të ishte mbi palët, duhet që edhe mazhoranca të merrte pjesë dhe të binin dakord.

Fakti që nuk çuam ne ideja s’është për të zgjedhur president të njëanshëm por mbi palët, e që të jetë mbi palët duhet që palët të jenë së bashku, jo të kulisave, në dritë të diellit.

Ja pse i qëndruam paktit e dakordësisë. Me idenë që të mos jetë president, nuk është president tangoje, jo, por president i shqiptarëve. Ne morëm pjesë në proces për t’i grisur maskën e hipokrizisë që PS, Rama hodhi dikur që duam konsensus”, theksoi Alibeaj. /albeu.com