Trump dhe Putin, takimi i parë të premten
Nuk kanë një axhendë bisedimesh, mediat botërore aludojnë për takimin mes dy liderëve botërorë. Presidenti amerikan i telefonon Merkel dhe e mbështet Në Hamburg të Gjermanisë do të mbahet takimi i Grupit të Njëzetëshes, ku për herë të parë pritet të ketë një përballje ndërmjet presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Që pas zgjedhje presidenciale amerikane Rusia ka qenë përherë e pranishme në zhvillimet politike amerikane, e kjo lidhej që ka debati dhe hetimet e nisura për implikimin e Moksës në votimet e nëntorit të shkuar. Zyrtari i Kremlinit, Yuri Ushakov ka paralajmëruar të martën mbajtjen e takimin për mediat ruse, ndërsa nuk ka dhënë ndonjë detaj për axhendën e bisedimeve ndërmjet dy liderëve. Gjithashtu takimi për të martën është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë.

Takimi i parë ballë për ballë këtë javë i presidentit Donald Trump me homologun rus Vladimir Putin do të jetë i mbushur me intriga globale, por Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka “axhendë specifike”. Në mungesë të një liste të caktuar temash, janë ngritur pyetje se çfarë kanë parashikuar të diskutojnë dy udhëheqësit.

Presidenti Trump, i cili preferon të shënojë arritje në takime të profilit të lartë, mund të kërkojë disa lëshime nga Rusia si dëshmi e përparimit dhe rivendosjes së një marrëdhënieje produktive ndërmjet dy fuqive. Presidenti Putin është pothuajse e sigurt se do të donte diçka në këmbim.

Ekziston një listë e gjatë çështjesh problematike mes dy vendeve që dy udhëheqësit do të duan t’i zgjidhin. Sipas një zyrtari aktual dhe një ish zyrtari të administratës që folën në kushte anonimiteti, anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë dhe ata të Departamentit të Shtetit kanë rishikuar se çfarë mund t’i ofrojë Amerika Rusisë si pjesë e takimit.

Çdo shenjë e jashtme e shprehjes së miqësisë mes Trump dhe atij Putin, shkruan VOA, do të kapet menjëherë nga kritikët e Presidentit që e sulmojnë presidentin se po tregohet i butë ndaj udhëheqësit rus. Në vëmendje do të jenë edhe hetimet në vazhdim për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Ndërsa gjithashtu sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, çështja e Krimesë janë pjesë e diskutimeve mes dy liderëve botërorë. Ndërsa pak ditë përpara samitit të G20-s, Trump ul tonet me Angela Merkelin e dërgon në drejtim të Kancelares gjermane disa sinjale miqësore. Shtëpia e Bardhë njoftoi se, gjatë një telefonate mbrëmjen e së hënës, presidenti amerikan është shprehur i gatshëm të ndihmojë shefen e ekzekutivit gjerman, që takimi i rëndësishëm të rezultojë një sukses.

Dy udhëheqësit kanë biseduar gjerësisht për çështje të ndryshme, si klima, mbrojtja e sipërmarrësve, tregtia, apo prodhimi i metalit. Megjithë dallimet e shumta për çështjen e klimës apo tregtisë mes SHBA dhe BE, Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar mbështetjen e kancelares gjermane Angela Merkel në samitin e G20-ës. Gjatë një telefonate të hënën në darkë, Trump ka thënë se është i gëzuar që mund të ndihmojë kancelaren Merkel që samiti të ketë sukses, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Merkel dhe Trump kanë biseduar gjerësisht për çështjet si klima, mbrojtja e sipërmarrësve, tregtia, prodhimi i metalit etj. Mendohet se Trump gjatë samitit që do të mbahet me 7 dhe 8 korrik, do të shkaktojë grindje për shkak të qëndrimeve të tij për një politikë proteksioniste në tregti dhe ekonomi si dhe kundërshtimet ndaj Marrëveshjes për Klimën.

“E njohim linjën amerikane për çështje të caktuara, – është shprehur Merkel, – dhe nuk pres që brenda këtij takimi dyditor ajo të ndryshojë rrënjësisht”. Kancelarja, prej ditësh është duke zhvilluar takime dhe konsultime për këtë samit. Javën që shkoi, ajo u takua me krerët e BE-së; të premten i telefonoi presidentit rus, Vladimir Putin; e në vazhdim do të bisedojë edhe me presidentin e Kinës, Xi Jinping.
Shtuar më 05/07/2017, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori