Trump dhe Putin do takohen në G20
Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump gjatë takimit të grupit 20 (G20) në Japoni këtë javë.

Dy liderët do takohen për të diskutuar mbi kontrollin e armëve dhe situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, përfshirë Iranin.

Trump ka thënë më parë se planifikonte të takohej me Putin gjatë samitit G 20 në Osaka dhe Putin u shpreh se e mirëpret dialogun dhe është gati të ulet për bisedime.

Ndihmësi presidencial rus, Yury Ushakov u tha gazetarëve në një konferencë në Moskë të mërkurën se takimi në Osaka do të zhvillohet në pasditen e 28 qershorit dhe duhet të zgjasë rreth një orë.

"Sa i përket temës së diskutimeve, varet nga udhëheqësit,"-u tha Ushakov gazetarëve, duke shtuar se ata gjithashtu kanë gjasa të prekin "stabilitetin strategjik" dhe Ukrainën.

Por nuk ka ende një konfirmim nga zyrtarët e SHBA nëse kanë rënë dakord për mbajtjen e takimit, megjithëse të dyja palët shprehën interes të fortë për të mbajtur takim gjatë samitit dy ditor.
Shtuar më 27/06/2019, ora 08:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori