Trump dhe Melania ftojnë çiftin Obama për çaj përpara inaugurimit
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump kanë ftuar për një çaj në Shtëpinë e Bardhë, Presidentin në ikje Barack dhe bashkëshorten e tij Michelle Obama përpara inaugurimit të së premtes, ka njoftuar zyra e presidentit që po largohet.

Pas çajit, Obama do të fluturojë me helikopter nga Shtëpia e Bardhë në banesën e Andreës Air Force, shkruan The Telegraph.

Obama do të ndahet me stafin e tij në Shtëpinë e Bardhë para se të marrë “Air Force One” për herë të fundit. Ai ka thënë se synon të qëndrojë në Washington, pasi të lërë zyrën, derisa vajza e tij Sasha të përfundojë shkollën e mesme.

Sipas traditës, presidenti në largim do të lërë edhe një shënim për pasuesin e tij, siç për shembull, Ronald Regan shkroi për George W. Bush: Mos i lër gjelat të të zënë poshtë. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2017, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori