30-vjeçari që u vra në Ferizaj mik i Feros: Allahu në Xhenet

Një vrasje ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku si pasojë mbeti i vrarë 30-vjeçari Gazmend Hyseni.

Në këtë zënkë, e cila përfundoi me fatalitet për 30-vjeçarin Gazmend Hyseni, është i përfshirë vëllau i reperit Buta, Qendrim Januzi, i cili është i dyshuar për vrasje.

May be an image of 2 people, beard, people sitting, people standing, indoor and brick wall

Ndërsa, reperi nga Gjilani, Fero, ka shpërndarë në Insagram një foto bashkë me viktimën, për të cilin është lutur “Allahu n’xhenet vlla”.

Policia e Ferizajt përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se një person ka mbetur i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.