Trump dhe Kim Jong Un mund të takohen javën e ardhshme
Presidenti Amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un pritet të takohen javën e ardhshme në Hanoi të Vietnamit, shkruan Albeu.com

Një zyrtar i lartë amerikan ka bërë të ditur se presidenti Trump është i interesuar që ta njoftojë udhëheqësin Jong Un rreth benefiteve që do ta presin vendin e tij nëse ata heqin dorë përfundimisht nga programet nukleare, shkruan CNN.

Temat e tjera në këtë takim do të jenë, transformimi i marrëdhënieve midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, krijimin e një regjimi paqësor në Gadishullin Korean, denuklearizimin e plotë të gadishullit si dhe kthimin e amerikanëve të vrarë gjatë Luftës së Koresë. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori