Presidenti amerikan, Donald
Trump, ka thënë se
dëshiron që në Shtetet e Bashkuara të ketë emigrantë nga kombet e gjithë botës, transmeton Reuters.
Ai i ka bërë këto deklarata, pasi është pyetur nëse
dëshiron të ketë më shumë emigratë nga Norvegjia.
“Dua që ata të vijnë nga çdo vend”, është cituar të ketë thënë
Trump.
Ndërkohë senatori demokratik, Dick Dubin, ka thënë javën e kaluar se
Trump ka përsëritur disa herë fjalën “ndyrësirë”, kur ka folur për shtete afrikane dhe Haitin.
Trump ka hedhur poshtë deklaratat se ka përdorur ndonjëherë atë gjuhë. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018,
ora 22:11