Presidenti amerikan, Donald
Trump dekretoi sot
uljen e taksave për kompanitë dhe familjet miratuar nga
Kongresi këtë javë dhe që do të aplikohet që prej vitit 2018.
Drejtuesi nënshkroi ligjin në Zyrën Ovale para fotografëve, para se të nisej me pushime në Mar-a-Lago, në Florida, transmeton Albeu.com.
“Ne do të presim deri më 7-8 janar për një ceremoni zyrtare, por të gjitha televizionet pyesnin nëse do ta mbaja premtimin dhe do ta dekretoja ligjin para Krishlindjeve, kështu që menjëherë kërkova që të përgatitej”, deklaroi ai.
“Një familje mesatare prej katër persona që fiton 75 000 dollarë do të shikojë
uljen e taksës prej më shumë se 2 000 dollarë”,
shtoi ai.
“Ata do të fillojnë t’i shohin në muajin shkurt”,
shtoi ai.
Kongresi, me maxhorancë republikane, e miratoi këtë ligj të mërkurën. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2017,
ora 19:52