Kjo është menyra e vetme për të dalluar vezën nëse është e freskët

Kur thyeni një vezë, shihni menjëherë të verdhën e vezës. Nëse ndodhet në mes dhe rreth saj ka një vijë të qartë të bardhë, kjo do të thotë se kjo vezë është e freskët. Gjithashtu, e verdha në vetvete duhet të jetë voluminoze.Nëse është e sheshtë, mos e hani. Nëse e bardha nuk ka kufij të qartë dhe nëse e verdha

nuk është në qendër, atëherë kjo mund të jetë një shenjë se keni të bëni me ushqim të prishur

Ka dhe një mënyrë tjetër për të treguar cilësinë e një veze: vendosni një vezë të papërpunuar

(ende në lëvozhgë) në ujë. Nëse qëndron në fund është mirë të konsumohet.

Nëse njëra nga anët e saj del lart, do të thotë se veza nuk është aq e freskët, por ende e ngrënshme. Nëse del në sipërfaqen e ujit, duhet ta hidhni.


Shtuar 2.04.2022 10:54