Trump bën fajtore mediat për protestat kundër tij
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka akuzuar mediat se po ndikojnë në protestat kundër fitores së tij.

Demonstratat kundër Trump kanë nisur pas rezultateve jo dhe aq të pritshme nga të gjithë, që dolën nga zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e shteteve federale të Amerikës, përfshirë edhe Nju Jorkun, Çikagon dhe Portlandin.

Nga ana tjetër, Presidenti i zgjedhur u kundërpërgjigj me anë të postimeve në “Twitter”, duke thënë se të martën SHBA ka kaluar nëpër zgjedhje shumë të drejta dhe të suksesshme.

Trump ka shtuar se “protestuesit profesionistë” të indinjuar nga mediat po protestojnë padrejtësisht. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2016, ora 18:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori