Departamenti i Shtetit, në proces tranzicioni mes administratës së Barack Obamës dhe asaj të Donald
Trump po merr në rishqyrtim një ndihmë ofruar palestinezëve në
Gaza me vlerë 220 milionë dollarë dhënë në minutën e fundit nga ish-sekretari i Shtetit,
John Kerry.
”Pak përpara largimit nga Ministria e Punëve të Jashtme më 20 janar,
John Kerry i ka dhënë udhëzime agjencisë së zhvillimit USAID për zhbllokimin e 220,3 milionë dollarëve për programet e rindërtimit në
Gaza”, sqaroi sot zë
dhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, i cili punoi në administratën Obama dhe po ofron asistencë në periudhën e tranzicionit të pushteteve.
”Përpara marrjes së detyrës të sekretarit të Shtetit të emëruar nga
Trump, ish-CEO i kompanisë së naftës ‘ExxonMobil’, Rex Tillerson, Departamenti i Shtetit do të rishqyrtojë këtë shpenzim të minutës së fundit miratuar nga administrata e mëparshme dhe do të kryejë rregullimet e nevojshme për të siguruar se ky veprim përputhet me zotimet e administratës
Trump-Pence”, njoftoi Mark Toner, përcjell Atsh.
Duke qenë një aleate historike e Izraelit, SHBA-të renditen gjithashtu një nga donatorët më të rëndësishëm për Territoret Palestineze.
Shtuar më 25/01/2017,
ora 21:27