Trump bën vizitë sekrete në Irak nën masa të rrepta sigurie (FOTO LAJM)
Presidenti Trump vizitoi në mënyrë sekrete forcat ushtarake amerikaneIrak, një udhëtim surprizë dhe vizita e parë që u bëhet trupave të stacionuara jashtë në një zonë luftimi nga një komandant i përgjithshëm i cili e ka bërë përparësi tërheqjen amerikane nga luftërat jashtë vendit.

Ky udhëtim misterioz u kap edhe nga Wikileaks të cilët nuk hezituan ta publikonin për publikun.

Presidenti dhe Zonja e Parë, Melania, vizituan fillimisht bazën ajrore Al-Assad në Irak, ku u takuan me ushtarët.

Vizita, e mbajtur e fshehtë me mjaft kujdes, vjen ndërkohë që qeveria federale amerikane është në mbyllje të pjesshme. Ajo vjen gjithashtu më pak se një javë pasi Trump njoftoi planet për tërheqjen e trupave nga Siria dhe rreth gjysmës së atyre në Afganistan, duke zemëruar madje disa nga aleatët e tij më të vendosur politikë.

Vendimi që ai mori për Sirinë, megjithë kundërshtimet e gjeneralëve dhe këshilltarëve civilë amerikanë, çoi në dorëheqjen e sekretarit të mbrojtjes Jim Mattis.


Shtuar më 27/12/2018, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori