Kamera në rrugë të kontrolluara nga eksponentë kriminalë, policia aksion edhe në Vlorë

Kontrollet për çmontimin e kamerave në rrugë që mund t’i shërbejnë organizatave kriminale kanë nisur edhe në Vlorë.

Aksioni ka filluar mëngjesin e sotëm, ndërsa polikcia e Vlorës shprehet e rezevruar nëdhënien e informacionit.

Mësohet se edhe aksioni në fjalë po zhvillohet në mënyrë diskrete.

Priten informacione nëse edhe në Vlorë do të zbulohen ose jo kamera sigurie të kontrolluara nga krimi të cilat mund të hiqen në ditët në vijim.

Ditën e djeshme policia e Shkodrës realizoi fazën e dytë të operacionit “Fijet” dhe çmontoi 38 kamera të tjera që i shërbenin informimit të kontigjentit kriminal.

Kamerat ishin instaluar në 3 lagje shumë të frekuentuara të qytetit.

Kështu brenda pak ditësh, plani operacional “Fijet” çmontoi 59 kamera. /Albeu.com/


Shtuar 26.01.2023 13:28