Parashikimi i motit për datën 26 tetor 2022

Rrymat e ngrohta dhe të qendrueshme, do të jenë prezente edhe në ditën e mërkurë.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare si dhe mjegull e mjegullinë në orët e para të mëngjesit në lugina.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzimi i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:

në zona malore 6 deri 23°C

në zona e ulëta 10 deri 28°C

në zona bregdetare 12 deri 27°C/albeu.com