Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald
Trump, u tha mbështetësve të tij në tubimin përfundimtar të fushatës presidenciale, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vetëm pak orë larg ndryshimit më të madh që ka ndodhur ndonjëherë.
"Sot është dita jonë e fitores", ka thënë
kandidati republikan në Miçigan, një shtet që ka qenë për dekada të tëra demokrat, por
Trump sheh një mundësi në mesin e votuesve të klasës punëtore, të cilët janë dëmtuar nga rënia e industrisë së automobilave.
"Ne më në fund do të mbyllin librat e historisë lidhur me Klintonët, jetët e tyre, skemat e tyre, korrupsionet e tyre", ka thënë ai për kandidaten demokrate Hillari Klinton.
Ndërkohë, amerikanët po vazhdojnë sot procesin e votimit për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm i cili do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2016,
ora 15:17