Trudeau i del kundër Trump-it, Kanadaja mban ambasadën në Tel Aviv
Pëlqej
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka theksuar sot se ambasada e Kanadasë në Izrael do të qëndrojë në Tel Aviv, duke treguar kështu mospajtimin me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili njoftoi një ditë më parë transferimin e ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem.

“Ne nuk do të zhvendosim ambasadën tonë nga Tel Avivi”, deklaroi Justin Trudeau para mediave kanadeze.

Kreu i qeverisë kanadeze ritheksoi pozicionin e pandryshueshëm të Kanadasë, pavarësisht pranisë së konservatorëve apo liberalëve në pushtet, që të inkurajojë krijimin e një shteti palestinez në krahë të një shteti izraelit.

Për qeverinë liberale kanadeze, statusi i qytetit të Jerusalemit duhet të përcaktohet nga një marrëveshje paqeje mes palëve. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 20:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori