Tronditëse / Regjimi i Gaddafit infektonte fëmijët me HIV
Dy ish-punonjës të regjimit të Muamar Gaddafit, kanë infektuar fëmijët me HIV.

Ky lajm është bërë i ditur nga shënimet e ish-shefit të Qeverisë libiane, dokument i cili gjendet në duart e drejtësisë franceze, dhjetë vjet pas lirimit të infermiereve bullgare, të cilat ishin akuzuar për këtë krim.

Të dhënat nga këto shënime zbulojnë edhe dyshimet rreth financimit të fushatës presidenciale të Nicolas Sarkozyt më 2007.

Ghanem shkruan se më 2007 vizitoi Mohamaed El Khadari, anëtar i Komisionit Hetimor për lirimin e infermiereve, dhe sipas tij, Abdallah Senoussi, kreu i Inteligjencës ushtarake, së bashku me kreun e shërbimeve speciale libiane, Moussa Koussa, kanë siguruar virusin me të cilin kishin infektuar fëmijët.

Moussa Koussa jeton në mërgim, ndërsa Abdallah Senoussi u ekstradua në shtator 2012 – nga Mauritania në Libi, ku edhe pritet të gjykohet. /albeu.com/

Shtuar më 06/11/2016, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori