Tronditet "Shtëpia e Bardhë", Obama në ashensor me një person të armatosur
Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama ka hyrë në ashensor me një person, që ka qenë i armatosur dhe jo i autorizuar të hyjë brenda ambjenteve të Shtëpisë së Bardhë.

Madje, personi i armatosur ka qenë më parë tre herë i dënuar, raporton Rel.

Gjithashtu, para disa ditësh një tjetër skandal ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë lidhur me sigurinë, kur një veteren i luftës në Irak kishte hyrë në katin përdhesë së Shtëpisë së Bardhë me thikë në dorë.

Edhe zëdhënësja për sigurinë e Shtëpisë së Bardhë e ka pranuar se ka dështuar në pasjan e një sigurie të plotë për presidentin.

Ngjarja ne ashensor ka ndodhur me date 16 shtator./albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori