Tronditet Selaniku, refugjatët përdhunojnë studenten në universitet
Një ngarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Selanik, pasi tre refgjatë kanë përdhunuar një studente në ambientet e Universitetit Aristotelis të këtij qyteti.

Tre refugjatë të moshës 17, 20 dhe 27 vjeç, dy nga Siria dhe një nga Algjeria kanë kërcënuar një çift studentësh duke i grabitur paratë dhe telefonat celularë.

Por, djali i cili shoqëronte vajzën ka tentuar t'ia mbathë dhe më pas ka njoftuar policinë, ndërsa vajza është sulmuar dhe refugjatët kanë abuzuar seksualisht me të.

Policia ka mundur të arrestojë tre refugjatët bashkë me katër algjerianë të tjerë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre, u janë gjetur sasi të mëdha lëndësh narkotike, para dhe bizhuteri të vjedhura.

Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Selanikut dhe tre refugjatët përveç akuzave për vjedhje, do të përballen tashmë edhe me akuzat e rënda të përdhunimit. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2016, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori