“PD e Berishës apo e Alibeajt”, Celibashi: KQZ është dora e fundit, do të veprojmë sipas ligjit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur në lidhje me Partinë Demokratike, në zgjedhjet e 14 majit, e cila është paraqitor me dy lista në KQZ për anëtarët e KZAZ-ve, një nga Grupi i Berishës dhe një nga Grupi i Alibeajt.

Ai është shprehur se KQZ është dora e fundit, megjithatë theksoi se do të veprohet sipas ligjit.

“Për ne është një parti Demokratike mbetet për tu parë se kush e ka tagrin. Dikush thotë e ka Berisha, dikush thotë Alibeaj do ishte mirë që çështja të ishte zgjidhur dhe të zgjidhet pasi flasim për interes publik të dorës së parë, pasi është partia kryesore e opozitës. Gjithsekush që mund të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj situate, ne jemi dora e fundit, presioni këtu është kot sepse vendimmarrja këtu do jetë në përputhje me ligjin. Në fund të fundit do vendoset siç e ka parashikuar ligji, Gjithkush, të japë kontributin e vet që kjo çështje të zgjidhet ashtu siç duhet, nuk është KQZ që vendos për çështje që nuk i ka kompetencë.

Do të duhet të angazhoheni për të gjetur një zgjidhje, s’mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë, pasi partia kryesore e opozitës mund të mos regjistrohet.

Gjithsesi, do të duhet që secili prej faktorëve institucionalë dhe politik të angazhohet për këtë proces, nuk mund ta injorojmë, të shohim çfarë vendos KQZ dhe të veprojmë.”, tha Celibashi./albeu.com