Alarmi për bombë tek Statuja e Lirisë rezulton false (VIDEO)
UPDATE - Një alarm për bombë në Statujën e Lirisë i ardhur përmes një telefonate, çoi në evakuimin e ishullit dhe të gjithë vizitorëve.

Shërbimi i Parkut theksoi përmes një deklarate njoftoi se të gjithë vizitorët dhe personeli janë në duar të sigurta dhe se pas kontrolleve të bëra, alarami ka rezultuar i rremë, raporton “Washington Post”.

Telefonata erdhi këtë të premten rreth orës 11:00 nga një person, i cili tha se, “Statuja e Lirisë do të hidhet në erë”. Sipas telefonatës, bomba ndodhej brenda një sirtari me kyç.

Nga Shërbimi i Parkut Kombëtar amerikan, mësohet se forcat e sigurisë evakuuan njerëzit përreth Statujës së Lirisë dhe Ishullit të Lirisë me anije, transmeton Telegrafi.

Policia e Shërbimit të Parkut dërgoi qentë anti-eksplozivë, njëri prej të cilëve nuhati diçka të dyshimtë brenda sirtarit.

Policia e Parkut Kombëtar njoftoi Departamentin e Policisë së Nju Jorkut, që të dërgonte ekipet e specializuara për bombat, për të hetuar. Megjithatë, zyrtarët theksojnë se nuk është diçka e pazakontë, që të marrin sinjale pozitive false, nga qentë anti-eksplozivë. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 23:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori