TRONDITESE/ 38 vjeçari i shtruar në spitalin psikiatrik, rreh për vdekje 5 pacientë të tjerë
Një i sëmurë që po kurohej në një spitalin psikiatrik në Rumani ka rrahur për vdekje 5 pacientë dhe plagosi disa të tjerë. Autoritetet në Rumani thonë se ai i gjuajti atyre me një hekur që shërben për mbajtjen e serumit.

38-vjeçari i sulmoi pacientët në qytetin verilindor të Sapocas. Goditjeve me hekur fillimisht nuk i mbijetoi një burrë dhe më pas dhe të tjerët që ishin kryesisht të moshuar.

Drejtoresha e spitalit Viorica Mihalascu, dha dorëheqjen pas incidentit dhe tha se gjithçka ndodhi në më pak se një minutë. Mihalascu shtoi se “simptomat e agresorit nuk ishin aq të rënda sa të tregonin se ai mund të shkaktonte një tragjedi të tillë”.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka nisur hetimet për punonjësit e spitalit, që po hetohen nën dyshimin e pakujdesisë në vendin e punës.

Shtuar më 20/08/2019, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori