Presidenti i
Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, ka thënë se BE-ja do të jetë e vetme gjatë
viteve të ardhshme, pas zgjedhjes së Donald Trumpit si President i SHBA-ve.
Sipas tij, kjo gjë është ndoshta "një mundësi e mirë".
"Kam arritur në përfundimin se do të jemi krejt të vetëm përgjatë
viteve në vazhdim, që mund të jetë një mundësi e mirë", ka thënë Dijsselbloem në Bruksel, përpara një takimi të
Eurogrupit, organ joformal i përbërë nga 19 ministrat e Financave të eurozonës.
"Nisur nga këto pikëpyetje, shprehem se ndoshta Evropa ka nevojë për të punuar së bashku", shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2017,
ora 08:23