Trondit CIA: WikiLeaks përdorej nga inteligjenca ruse
Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka deklaruar se WeikiLeaks dhe themeluesi i saj janë shfrytëzuar nga inteligjenca ruse.

Këto komente të Pompeo në Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike në Uashington, ishin pasqyrim i mendimeve për një kohë të gjatë në mesin e ligjvënësve dhe politikbërësve amerikanë për WikiLeaksin dhe themeluesin e saj, Julian Assange.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar, kjo organizatë ka publikuar emailat e zyrtarëve të Partisë Demokratike dhe të shefit të fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Agjencitë e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, në muajin janar thanë se sulmet kibernetike kishin për qëllim dëmtimin e Clintonit dhe përfitim për Donald Trumpin, i cili dhe u zgjodh presidenti i SHBA-ve.

Nga ana tjetër, vet Trump e ka mbështetur WikiLeaksin gjatë fushatës presidenciale për shkak të publikimit të shumë dokumenteve dhe emaileve të Hillary Clinton. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2017, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori