Trollët mundin Twitterin për këtë foto që u bë ngjarje në SHBA
Një foto e Tayla Harris, e cila po godiste një top të futbollit amerikan u largua në mënyrë kontraverse nga Twitteri pasi që morri shumë komente ofenduese nga trollët e internetit,raporton Daily Mail.

Fotoja e zonjës Harris, e cila luan për ekipin e qytetit të Melbourne, Carlton Blues(ekip i futbollit amerikan), morri shumë komente eksplicite nga komentuesit dhe faqja e 7AFL e cila ka të drejtat për të japur pamje të sportit në Australi u detyrua ta largojë atë nga faqja e saj në Twitter.

Menjëherë erdhi edhe reagimi nga faqja në një deklaratë zyrtare me një mesazh ku u tregua arsyeja e heqjes së fotos në fjalë.Por faqja mori kritika të tjera pasi që u akuzua se po dorëzohet para trollëve të internetit.

Yje të gjinisë femërore reaguan dhe fotoja u rrikthye, por tani Tayla po thotë që trollët që bënë komentetet tani mund ta shënjestrojnë atë në jetën e përditshme.

Harris nuk komentoi për heqjen e fotos, por përplasi trollët e Twitterit.

“Këtu është një fotografi e mia në punë … mendoni për këtë para komenteve tuaja nënçmuese, kafshë” u përgjigj ajo.
Shtuar më 21/03/2019, ora 08:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori