Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Tërmeti/ Letra e zjarrfikësit drejtuar vogëlushes: Na fal që mbërritëm vonë (FOTO)

“Përshëndetje vogëlushe! Na fal që mbërritëm vonë”.

Kështu e nis letrën e tij, Andrea, një nga zjarrfikësit që për ditë me radhë kontrolluan nën rrënojat e atyre që la pas tërmeti në Itali, e që shkaktoi të paktën 290 viktima.

"Erdhëm, por për fat të keq ti kishe pushuar së marri frymë. Dua ta dish që atje lart ku je tani, se ne bëmë gjithçka për të të nxjerrë nga aty. Kur të kthehem në shtëpinë time në L'aquila e di që një zemër e vogël do më shikojë nga larg dhe natën një yll do ndriçojë.

Edhe pse nuk më njohe kurrë, unë të dua shumë. Andrea!"

Ishte kjo letra mbi arkivolin me trupin e pajetë të Gulias së vogël, e cila u nxor e vdekur nga rrënojat, që po bën xhiron e botës e po përlot këdo që e lexon.

Nëna e Giulias mbërriti sot me barrelë nga spitali për t’i dhënë lamtumirën së bijës 8 vjeç. Askush nuk mund të ngushëllonte nënën e cila humbi vajzën. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2016, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori