Tërmeti i fuqishëm 4.7 ballë godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitude 4.7 ballë ka goditur Greqinë në qytetin e Patrës pak orë më parë.

Sipas medieve, raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi të vogël prej 5 km në zonën detare, rreth 9 km nga qyteti i Patrës dhe është ndjerë deri në ishujt e detit Jon.

Tërmeti ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët e qytetit pasi është shoqëruar me zhurmë të madhe.

Ende nuk ka asnjë informacion për dëme materiale apo në njerëz. /albeu.com/


Shtuar më 09/01/2017, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori