"Tërmet" në SHBA: Këshilltarët e Trump kishin kontakte me rusët gjatë fushatës
Nju Jork Tajms, ka publikuar sot një shkrim i cili vjen vetëm 24 orë pasi Këshilltari për Siguri Nacionale i Presidentit Trump, Michael Flynn dha dorëheqjen, mohon atë që administrata dhe këshilltarët e Donald Trump kanë thënë për ndërhyrjen e rusëve në zgjedhje.

Sipas gazetës, këshilltarë dhe njerëzTrump ishin takuar me njerëz të Putinit, përfshirë këtu edhe pjestarë të inteligjencës ruse gjatë fushatës zgjedhore në SHBA.

Nëse këto takime mund të kategorizohen edhe si rrezik për sigurinë nacionale mbetet të shihet.

Shërbimet e inteligjencës amerikane i kanë thënë ekipit hetues të gazetarëve të NYT se sipas vlerësimeve të tyre njerëzit e Trump nuk kishin dhënë apo marrë udhëzime për hakimin e email-ave të Demokratëve më në krye me Hillary Clinton.

Ndërkohë pritet të shihet se sa do të ndikojë kjo në presidencën amerikane, por ajo që vihet re sipas medieve, thuhet se Trump nuk e ka nisur mbarë udhëheqjen e Amerikës. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori