Largimi i Mbappe nga PSG çështje kohe, Casemiro: Ai ishte i impresionuar nga stadiumi Santiago Bernabeu

Siç njofton 10Sport.com, Kylian Mbappe ende nuk ka nënshkruar me Real Madridin, por ardhja e tij duket se është në rrugën e duhur. Lojtari i klubit spanjoll, Casemiro ka folur se kush mund të jetë partneri i tij i ardhshëm.

Deri më tani, Mbappe ka refuzuar të gjitha ofertat e zgjatjes së kontratës dërguar nga drejtuesit e PSG. 23-vjeçari pritet të dëgjojë PSG-në, të cilët mund të shohin disa ndryshime në muajt e ardhshëm, por ardhja e tij në Real Madrid do të ishte vetëm çështje kohe.

Casemiro foli për një ardhje të mundshme të Kylian Mbappe, i cili kishte zbuluar stadiumin Santiago Bernabeu gjatë fazës së të Champions League.

“Jam i sigurt se ai ishte i impresionuar nga stadiumi Santiago Bernabeu. Por ajo që i bëri shumë përshtypje ishin tifozët, të cilët e përshëndetën deri në fund dhe ishin kaq të rëndësishëm në fitoren e Madridit kundër PSG -së”, tha mesfushori brazilian për AS. /albeu.com/


Shtuar 18.03.2022 11:33