Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë shkatërron Zelandën e Re
Një tërmet i fuqishëm më magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter, ka goditur Zelandën e Re.

Sipas medieve ndërkombëtare mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 91 km nga Christchurch, qyteti më i madh në Ishullin Jugor të vendit.

Ndërkohë, nuk dihet ende për shkallën e dëmeve dhe për numrin e të lënduarve.

Jon Key, kryeministri i vendit ka shkruar në "Twitter" se mbrojtja civile është duke monitoruar ndikimin e tërmtit, raporton BBC.
Një tërmet i vitit 2011 në Christchurch la të vdekur 185 persona./albeu.com/

Shtuar më 13/11/2016, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori