TRIPOLI / Shpëtohen më shumë se 120 refugjatë, mes tyre shumë gra dhe fëmijë
Më shumë se 120 refugjatë në mesin e tyre shumë gra dhe fëmijë, janë shpëtuar gjatë një aksioni të rojës detare në afërsi të brigjeve të Tripolit.

Sipas njoftimit të rojës detare, refugjatët ishin nisur të premten me anije nga qyteti Sabrata, rreth 70 kilometra larg Tripolit, qytet ky i cili tani është shndërruar në poligon për trafikimin e qenieve njerëzore.

Roja detare arriti deri te anija me refugjatë, të cilët janë kryesisht nga Afrika dhe në mesin e tyre ishin edhe dhjetë gra dhe pesë fëmijë.

Një ditë më herët, autoritetet libiane njoftuan se ndaluan anijet me mbi 400 refugjatë, të cilët ishin nisur në drejtim të Evropës.

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që nga fillimi i këtij viti kanë vdekur mbi 230 refugjatë, gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur deri në Evropë. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori